Shkon mbi 1000 numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë

Numri i rasteve aktive dje ka kaluar mbi në 1000, konkretisht 1251 ose 759 më shumë se sa ishin më 1 janar.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, vetëm dje, nga 7.125 testime, 264 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus dhe janë shëruar dhjetë qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.131, ndërkaq dje nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.877 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.690.659 doza të vaksinës. Deri më sot 789.306 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është bërë e ditur në njoftim./21Media

Back to top button