Shkon në 1037 numri i të vdekurve nga tërmeti 

(Lajm i përditësuar)


Numri i njerëzve që kanë vdekur në Marok pas tërmetit tani ka arritur në 1,037, citon televizioni shtetëror të ketë thënë ministria e brendshme.


Mbi 820 të vdekur nga tërmeti i fuqishëm 

Të paktën 820 njerëz tani thuhet se kanë humbur jetën nga tërmeti, ka thënë TV shtetëror maroken duke cituar shifrat e ministrisë së brendshme.

Ministria e Brendshme marokene ka thënë gjithashtu se të paktën 672 persona u lënduan nga tërmeti, duke përfshirë 205 të cilët janë në gjendje të rëndë.


Momenti i shembjes së një ndërtese gjatë tërmetit të fuqishëm

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Marokun gjatë natës dhe sipas informacioneve kanë humbur jetën të mbi 630 persona. Disa ndërtesa u shkatërruan nga tërmeti në disa qytete.

Pas një tërmeti të fortë është paralajmëruar evakuim masiv i popullsisë.

Një zyrtar lokal tha se shumica e viktimave gjenden në zonat malore që ishin të vështira për t’u arritur.

Ky është tërmeti më vdekjeprurës në Marok që nga tërmeti që goditi vendin në vitin 2004, në të cilin vdiqën më shumë se 600 njerëz.


 

Pamje të frikshme nga goditja e tërmetit, njerëzit vrapojnë të tmerruar

Shumë ndërtesa u shembën pas tërmetit të së premtes mbrëma në jugperëndim të qytetit Marrakech në Marok, treguan pamjet e transmetuara nga stacioni shtetëror televiziv Al-Aoula.

Mijëra njerëz u larguan nga shtëpitë dhe ndërtesat e tyre të banimit pasi Instituti Kombëtar i Gjeofizikës i vendit paralajmëroi për pasgoditje.

Epiqendra e tërmetit ishte në qytetin Ighil në provincën Al Haouz të rajonit Marrakech-Tensift-El Haouz të Marokut.

Momenti i tmerrshëm i shembjes është kapur edhe nga kamerat e sigurisë./21Media


Shkon në 632 numri i të vdekurve nga tërmeti 

Numri i të vdekurve nga tërmeti i Marokut është rritur në 632, me 329 të lënduar, tha stacioni televiziv shtetëror i Marokut “Al Aoula”, duke cituar Ministrinë e Brendshme.

Pesëdhjetë e një persona janë në gjendje kritike, tha “Al Aoula”.


Tërmet i fuqishëm në Marok, të paktën 296 të vdekur

Të paktën 296 persona kanë vdekur pas një tërmeti të fuqishëm që goditi Marokun qendror, sipas një raporti paraprak nga ministria e brendshme e vendit.

Tërmeti me magnitudë 6.8 ballë bëri që njerëzit të nxitonin në rrugë në Marrakesh dhe qytete të tjera

Shumë nga vdekjet u tha se ishin në zona malore të vështira për t’u arritur dhe të paktën 153 njerëz u lënduan.

Maroku u godit nga tërmeti vetëm pas orës 23:00 me kohën lokale, në një thellësi relativisht të cekët 71 km në jug-perëndim të Marrakeshit, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.

Videoklipet e paverifikuara në X (dikur Twitter) tregojnë ndërtesa të dëmtuara dhe rrugë të shpërndara nga rrënojat./21Media

Back to top button