Moti sot me diell e vranësira

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

Ndërsa, të dielën do të mbajë mot me diell. Vranësira të pakta mund të shfaqen rreth relievit malor.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë selsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29-gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.

Back to top button