Shkon në gjashtë numri i viktimave në Itali
Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe nëntë të tjerë u lënduan kur një pjesë e akullit të akullnajës u shkëput dhe rrëshqiti në një shpat mali në Italinë verilindore, të dielën.
Ekipet e shpëtimit duke përdorur helikopterë dhe drone kanë punuar gjatë natës duke kërkuar edhe 19 persona të tjerë ende të zhdukur, transmeton rtv21.tv.
Video e incidentit tregoi një masë akulli duke u rrëzuar në shpatet e Marmolada, mali më i lartë i zonës./21Media