Shkon në gjashtë numri i viktimave nga zjarret në Turqi
Gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarreve që kanë kapluar pyjet e Turëqisë.
Ka disa ditë që 14 vende, gjashtë provinca në Mesdheun e Turqisë dhe rajonin jugor të Egjeut janë përfrshirë nga flakët.
Autoritetet sot kanë gjetur trupat e dy personave që vdiqën gjatë operacioneve të shuarjes së zjarrit në provincën jugore të Turqisë, Antali, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në gjashtë.
Sipas Anadoly Agency, dy persona të tjerë që pësuan lëndime nga flakët në rrethin Manavgat të Antalisë u evakuuan dhe u dërguan në një spital lokal.
“Ne humbëm dy vëllezërit tanë heroikë të përfshirë në luftimin e zjarreve si dëshmorë. Dhimbja jonë është e madhe. Qoftë vendi i tyre parajsa”, shkroi ministri turk i Bujqësisë dhe Pyjeve, Bekir Pakdermirli në Twitter.
Zjarret në Manavgat kishin prekur të paktën 275 persona që nga e premtja pasdite, sipas të dhënave zyrtare.
Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, ka vizituar zonat e prekura dhe ka premtuar ndihmë për banorët.
”Do të vazhdojmë të marrim të gjitha hapat e nevojshëm për të shëruar plagët e kombit tonë, për të kompensuar humbjet e tyre dhe për të përmirësuar jetesën më mirë se sa që e kanë pasur më parë”, ka shkuar Erdogan në Twitter./21Media