Shkuma toksike mbulon lumin brazilian

Kjo nuk është borë! Kjo në të vërtetë është shkumë toksike që noton në lumin Tiete në Brazil.

Shtresa e qelbur dhe e shkumëzuar vjen nga rrjedhjet e detergjentit dhe mbetjet kimike që është hedhur në lumë.

Malu Ribeiro, Drejtor i Politikave Publike, Fondacioni SOS Mata Atlantica tha se kjo shkumë po reagon ndaj një sasie të madhe fosfati.

“Ekziston rreziku që të thithet kjo erë e ngjashme me vezët e prishura ose ujërat e zeza. Është sulfid hidrogjeni. Shkuma ka gaz sulfid hidrogjeni, ku mund të gjejmë baktere të ndryshme, agjentë të ndryshëm të dëmshëm për shëndeti, si për mjedisin ashtu edhe për njerëzit”, tha ai.

Në vitin 2022, zona e ndotjes në lumë u rrit me 40% nga viti 2021./21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button