Shkumbin Istrefi reagon për vdekjen e motrës: Ike shumë herët

Ka vdekur sot producentja e njohur kosovare, Vjosa Berisha, e cila po trajtohej në Angli pas diagnostikimit me kancer.
Lajmi u bë i ditur nga bashkëshorti i saj Fatos Berisha i cili shkruan se Vjosa, e cila po merrte mjekim në spitalin “University College Hospital” në Londër ndërroi jetë.
Për vdekjen e saj së fundmi një reagim e ka bërë edhe vëllai i saj, aktori e producenti, Shkumbin Istrefi.
“Ike shumë herët, motër. Pusho në paqe”, ka shkruar Istrefi në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Shkumbin Istrefi (@isstra)


Vjosa Berisha vdiq në moshën 50-vjeçare, ndërsa ka lënë pas një veprimtari të bujshme artistike.

Vjosa Berisha, verën e vitit të kaluar në 21 Gradë të RTV21 pati treguar se fati e ka vënë përballë një sfide, ku në muajin mars të vitit 2021 ishte diagnostikuar me kancer në vezore./21Media

Back to top button