Rikthimi i Pogbas te Juventusi është punë e kryer

Gazetari i njohur Fabrizio Romano e ka konfirmuar që mesfushori Paul Pogba do t’i bashkohet Juventusit si lojtar i lirë, pasi që marrëveshja mes dy palëve është arritur.
Takimi i ri mes dy palëve u zhvillua sot në qytetin e Milanos për të kompletuar marrëveshjen dhe të gjitha detajet, pasi që kontrata finale e Pogbas tani është e gatshme që të nënshkruhet.
Pogba do të fluturojë drejt Italisë në fillim të muajit korrik, për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe për të nënshkruar të gjitha marrëveshjet.
Pogba donte vetëm Juventusin pasi Manchester City po përpiqej ta bindte atë, gjithashtu me trajnerin Pep Guardiola të përfshirë në thirrje direkte, por zemra e Paul ishte tashmë e vendosur në rikthimin e tij te “Zonja e Vjetër”.
Marrëveshje e madhe për Juventusin pasi nënshkroi Paul në një transferim të lirë nga Manchester United 10 vjet më parë, e shiti atë në të njëjtin klub për 100 milion euro, dhe tani ai është kthyer përsëri në Itali si transferim i lirë.

Back to top button