Kaloni te përmbajtja kryesore

Shkup: Dy lindje një minutë pas mesnate

Vedran Angellovski dhe Nikollaj Karin janë foshnjat që kanë lindur në minutën e parë të vitit 2019

Vedrani ka lindur në Qendrën Klinike Universitare Nënë Tereza me prerje cezariane, ndërsa Nikollaj ka lindur me lindje normale në Spitalin e Gjinekologjisë në Çair.

“Gëzuar Vitin e Ri të gjithëve dhe uroj që të gjithë të pranojnë nga një dhuratë kështu si unë. Ndjehem shkëlqyeshëm” tha Aleksandra Angellovska, lehonë në qendrën klinike.

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoni Venko Filipçe i dëshiroi jetë të gjatë dhe të shëndetshme foshnjës.

“E vizituam foshnjën i cili ka lindur i pari pas ndërrimit të motmoteve. Ai është djalë ka lindur 4 kg nënës së tij i dëshiruam të rritet i shëndetshëm, të vaksinohet rregullisht dhe të na ftojë në ditëlindjen e tij të parë vitin e ardhëm” tha Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.

Ekipi kujdestar në qendrën universitare gjinekologjike sipas drejtorit të Klinikës Igor Samarxhiski kanë qenë shumë të angazhuar sepse kanë pasur disa raste të komplikuara.

“Në Klinikën e Gjinekologjisë vitin e kaluar kanë lindur 4.630 foshnja, materniteti jonë më i madh në vend dhe më kualitativ, mbi të gjitha këtu vijnë rastet më të rënda. Posaçërisht më vjen mirë që kemi lindje të gëzueshme 1 minutë pas mesnate. Ekipi kujdestar kishte një natë të vështirë me raste të komplikuara, por ja që nëna Aleksandra lindi një djalë të bukur”, tha Igor Samarxhski,drejtor në qendrën klinike universitare.

Edhe Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shillegov, vizituan nënën dhe foshnjën. Carovska, lehonës i dha një monedhë ari, kurse Shillegovi një librezë kursimi me 20.000 denarë.

Për dallim nga Vedrani i cili erdhi në jetë me prerje cezariane, Nikollaj erdhi në mënyrë spontane në 1 minutë pas mesnate në Spitalin Gjinekologjik në Çair.

“Ndjehem e emocionuar, ju dëshiroj të gjithëve gëzuar Vitin e Ri. Ta pritni edhe ju kështu sikur unë. Jam e kënaqur nga personeli i Çairit” tha Kipovska Karina, lehonë në Çair.

Nga spitali i Gjinekologjisë në Çair janë të kënaqur me të gjitha lindjet që kanë ndodhur mbrëmë dhe deri në këto momente thonë se lehonat dhe foshnjat janë në gjendje të shkëlqyeshme.

“Kjo është foshnja e parë që ka lindur në vitin 2019, bashkë me nënën e cila është gëzuar. Ka lindur më 12 e 1 minutë në mesnatë . Ai peshon 3 kg e 30 gram dhe është i gjatë 50 centimetër. Bebja është djalë, i bukur dhe i shëndetshëm”, tha , Mjeke,spitali i gjinekologjisë, Çair.

Mjekët kujdestar të dy materniteteve në Shkup dhe Çair, mbrëmë sollën në jetë 15 foshnja të shëndetshme. Në Repartin e Gjinekologjisë në Shkup, gjatë natës së kaluar janë lindur 7 foshnja, dhe në Gjinekologjinë e Çairit 8 foshnja. Ndryshe, vitin e kaluar kanë lindur 4.630 foshnja në Qendrën Klinike dhe 4132 foshnja në Spitalin gjinekologjik në Çair./TV21

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button