Ursula von der Lajen: Ta mbështesni propozimin francez (Video)

PROTESTUESIT KËRKOJNË TË HIDHET POSHTË PROPOZIMI FRANCEZ
Në Maqedoninë e Veriut sot qëndroi për vizitë Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lajen. Ajo inkurajojë kuvendin e këtij vendi që ta mbështesë propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë!

E derisa Von der Lajen po mbante fjalim në Kuvend, para shtëpisë ligjëvënëse u protestua. Për 11 ditë me radhë qytetarët para Kuvendit të Maqedonisë kërkojnë t’i thuhet “jo” propozimit francez, pasi siç thonë, me të bëhet bullgarizim dhe asimilim. Sërish cak i sulmeve ishte objekti i kuvendit, por edhe kordoni policor./21Media

Back to top button