Shkupi qyteti më i ndotur në Evropë

Sot në mëngjes, sipas listës së qyteteve më të ndotura në botë, Shkupi ishte më i ndoturi në Ballkan, por edhe në Evropë me indeks të ndotjes 164, që do të thotë se shkupjanët thithin ajër toksik që paraqet rrezik për shëndetin e njerëzve.
Sipas platformës “Aj-kju-er”, gjatë ditës situata shënon përmirësim të caktuar dhe në Shkup janë matur 83 mikrokramë në metër kub grimca PM2.5, kurse PM10 ishin në përqendrim prej 107,5 mikrogramëve për metër kub. Përqendrimi i grimcave PM 2,5 në Shkup për momentin është për 16,6 herë më i lartë se vlera vjetore e udhëzimit të OBSH-së për cilësinë e ajrit.
Ajri i ndotur ishte shkas edhe për përplasje partiake. Por, edhe LSDM-ja, edhe VMRO-DPMNE-ja sikur të kenë harruar se pushteti qendror dhe lokal gjatë viteve të fundit ka ndryshuar, por asnjëra prej tyre nuk ndërmori masa konkrete dhe të rrepta për uljen e ndotjes së ajrit, e cila fatkeqësisht vitet e fundit thyen rekorde./TV21

Back to top button