Arrestohen dy persona për sulmin ndaj 20-vjeçarit në Han të Elezit

Policia e Kosovës arrestoi sot (05 janar 2022) dy persona njëri 21 vjeçar dhe tjetri 18 vjeçar të dyshuar për lëndim trupor ndaj një personi tjetër.
“Me datën 04.01.2023 rreth orës 22:00, policia e stacionit në Han tē Elezit kishte pranuar një informacion se në rrugën ‘’Adem Jashari’’ në Han tē Elezit ishte një rast i lëndimit trupor, ku dy persona i kishin shkaktuar lēndime trupore personit H.C (M/K) i moshës 20 vjeçar dhe ishin larguar nga vendi i ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas policisë të dyshuarit janë , shoqëruar në stacionin e policisë në Han të Elezit dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit të rastit, dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Lëndim i lehtë trupor”./21Media

Back to top button