Kievi e hedh poshtë thirrjen e Putinit për armëpushim në Ukrainë

Mykhailo Podolyak, një këshilltar i Shefit të Zyrës së Presidentit të Ukrainës, tha se Rusia duhet të largohet nga “territoret e pushtuara” në Ukrainë përpara çdo “armëpushimi të përkohshëm”.
“Së pari. Ukraina nuk sulmon territorin e huaj dhe nuk vret civilë. Siç bën RF [Federata Ruse]. Ukraina shkatërron vetëm anëtarët e ushtrisë okupuese në territorin e saj”, tha Podolyak.
“E dyta. RF duhet të largohet nga territoret e pushtuara – vetëm atëherë do të ketë një “armëpushim të përkohshëm”. Mbajeni hipokrizinë për veten tuaj”, shkroi Podolyak në Twitter.
Para njoftimit të presidentit rus Vladimir Putin për një armëpushim të përkohshëm në Ukrainë, Podolyak iu përgjigj thirrjes së Patriarkut Kirill të Moskës për një “armëpushim të Krishtlindjeve”, duke thënë se deklarata ishte një “kurth cinike dhe një element propagande”.
“ROC [Kisha Ortodokse Ruse] nuk është një autoritet për Ortodoksinë globale dhe vepron si një ‘propagandist lufte'”, shkroi Podolyak në Twitter.
Kirill ka qenë një mbështetës i zëshëm i luftës në Ukrainë dhe mbajti një predikim në të cilin tha se “detyra ushtarake fshin të gjitha mëkatet”.
Udhëheqësi i Kishës Ortodokse Ruse është përfshirë gjithashtu në një grindje me Papa Françeskun, i cili e ka përshkruar pushtimin e Ukrainës si “ekspansionizëm dhe imperializëm rus”./21Media

Back to top button