Shoferi fluturon në autostradë, lëviz 231 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h

Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 231 km/h.

Këtë e ka bërë të ditur policia e Kosovës përmes një postimi ku thuhet se i njëjti është gjobitur 500 €, 5 pikë negative dhe 6 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.

“Mos respektimi i kufizimit të shpejtësisë! Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 231 km/h, i njëjti është gjobitur 500 €, 5 pikë negative dhe 6 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, ka shkruar Policia e Kosovës në “Facebook”./21Media

Back to top button