Shoferja rimerr patentën e bllokuar me rryshfet, arrestohet polici

Një polic me detyrë specialist i administrimit të dokumentave dhe anëtar i Organeve Administrative Shtetërore është arrestuar pasi akuzohet për shpërdorim detyre.
Sipas Agjencisë së Mbikqyrjes së Policisë në Tiranë efektivi në bashkëpunim me një person tjetër përmes rryshfetit kanë ndikuar që të lirojnë patentën e një shtetaseje
Veprimet e mësipërme pas autorizimit nga Prokurori i gatshëm, në bazë të të dhënave të mbledhura në rrugë operative se shtetasja B.D. kishte arritur të merrte lejen e saj të drejtimit, e cila ishte e bllokuar nga OASH me afat 3 mujor, kundrejt një shume prej 70.000 lekësh e dhënë në formën e rryshfetit tek personat përgjegjës” thuhet në njoftimin e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.
Policia ka sekuestruar lejen e drejtimit ndërsa do të procedojë penalisht në gjendje të lirë shtetasen B.D.
Arrestimi i efektivit Alkid Ndreu është bërë në flagrancë më 1 dhjetor 2022 i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim.
Në pranga ka rënë dhe E.C i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim
Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje është proceduar në gjendje të lirë edhe shtetasja B.D., e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim.

Back to top button