Shoku i njërit prej të burgosurve britanik e quan provokim dënimin me vdekje
Gjykata ruse i ka dënuar me vdekje dy britanikët, Aiden Aslin dhe Shaun Pinner.
Në lidhje me këtë rast ka reaguar kolegu i britanikut Aiden Aslin, Brennan Phillips.
Phillips, i cili në atë kohë ishte mjek, ishte takuar me britanikun në Siri dhe kishte punuar me të në Ukrainë.
Prandaj ai dënimin me vdekje të shokut e quan ”provokim”.
“Çfarëdo efekti që ata mendonin se do të kishin në këtë provokim, nuk mendoj se do të pritet mirë dhe ata e bënë këtë si provokim”, tha Phillips./21Media