Shoqëria Civile: Sistemi i drejtësisë joefikas, reforma mund të ketë rezultat vetëm me Vettingun

Koalicioni i organizatave të shoqërisë civile kanë nisur javën kundër korrupsionit me moton “Bashkë Kundër Korrupsionit”.
E gjatë një tryeze të organizuar nga ky koalicion ku përfshihen Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Lëvizja Fol, Iniciativa për Progres, Çohu dhe Colombus me temën “Reforma në Drejtësi”, u theksuar se sistemi gjyqësor vazhdon të jetë jotransparent dhe joefikas.
Mexhide Demolli nga Lëvizja Fol, tha se në kuadër të javës kundër korrupsion, kanë organizuar aktivitete të shumta që synojnë luftimin e korrupsionit në fushat e ndryshme.
Këshilltari në Ministrinë e Drejtësisë, Eros Gashi tha se si qeveri janë marrë jashtëzakonisht shumë me iniciativa ligjore që shpien në reformë në drejtësi si prioritet edhe i qeverisë aktuale.
Sipas tij, ndonëse që nga vitit 2008 është punuar nga të gjitha qeverisjet e kaluara në reformën në drejtësi, megjithatë mosefikasiteti në sistem të drejtësisë është evident, pasi ka vonesa në trajtim të lëndëve, numër të madh të lëndëve që presim dhe parashkrime.
Liridon Salihi nga GLPS tha se sistemi i drejtësisë ka nevojë për reforma të mirëfillta që të këtë rezultate konkrete. Sipas tij, pavarësish reformave në të kaluarën, si GLPS konsiderojnë se këto reforma nuk kanë prodhuar progres potencial, pasi edhe në vitin 2022, sistemi i drejtësisë mbetet jotranparentë.
Salihili shtoi se reforma në drejtësi mund të ketë rezultat vetëm përmes procesi të vettingut me ndryshime kushtetuese.
Gëzim Shala nga IKD, tha se vendimi i kundërligjshëm i Qeverisë së Kosovës për uljen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët, është shembull i keq për reformën e drejtësisë.
Ai theksoi se përkundër që procesi i vettingu ka qenë premtimi kryesor i kësaj qeverisje, ende nuk ka rezultate konkret, ndonëse si proces është tejet i rëndësishëm për reformat në drejtësi.

Back to top button