Shpallet konkurs për Zëvendëskryeshef të SKQZ-së dhe Drejtor Ekzekutiv të Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot shpalli konkurs për Zëvendëskryeshef të Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Drejtor Ekzekutiv të Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim

“Në fillim të mbledhjes, KQZ-ja shqyrtoi dhe miratoi zëvendësimet e disa anëtarëve të Kuvende Komunale që i takojnë komunave Pejë, Podujevë, Prishtinë, Dragash dhe Obiliq. Në pikën tjetër të rendit të ditës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi rekomandimin e Këshillit të Personelit për shpallje të konkursit për dy pozita të lira: Zëvendëskryeshef i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Drejtor Ekzekutiv i Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim.”, bëri të ditur KQZ përmes njoftimit.
Konkurset mund t’i gjeni KËTU/21Media
Back to top button