Shpallet lojtari më i mirë i Superligës së Kosovës në futboll

Federata e Futbollit të Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”, për lojtarin më të mirë të xhiros.
”Ylli i Javës” i xhiros së 5-të në Superligë është shpallur Marclei Cesar Chaves Santo i ”KF Ulpiana”.
Marclei Cesar, qendërsulmuesi i FC. Ulpiana kontriboi me 2 gola të shënuar për të arkëtuar fitoren e parë për skuadrën e tij në këtë edicion i Superligës së Kosovës.
Çmimin ”Ylli i javës” e dorëzoi Arianit Aliu, menaxher i Operacioneve në BKT, dega Lipjan.

Back to top button