Shpati uron Selvijen për ditëlindje, bën të ditur lajmin se janë në pritje të ëmbël
Këngëtari Shpat Kasapi, muaj më parë i dha fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë me martesë, me Selvijen.
Selvija sot feston ditëlindjen dhe Shpati krahas urimit, bëri publik edhe lajmin e bukur se çifti po bëhen prindër.
“Gezuar ditëlindjen gruaja ime, nëna e ardhshme. Dashuria jote më ka kthyer në këtë njeri të lumtur, gjithmonë njeri të qeshur që jam sot, të jam mirënjohës përgjithmonë! E sidomos tani që po presim një ëngjëll. Shumë i detyruar ndaj teje për gjithçka, pa ty nuk jam asgjë! Të paqa gjithmonë dashuri. Të dua shumë”, shkroi Shpati bashkangjitur me një foto të çiftit./21Media
