Vdekja e 18 vjeçares në Ferizaj, Policia jep detaje

Të dielën, rreth orës 15:08, dy persona e kanë dërguar pa shenja jete një vajzë në Qendrën Emergjente në Ferizaj, dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur të gjejë vendin e krimit në të cilin dyshohet se ka vdekur vajza M.O, 18 vjeçare.
“Në lidhje me këtë, hetuesit rajonal, pasi kanë grumbulluar disa informacione në terren , kanë siguruar prova materiale, përmes kamerave të sigurisë dhe deklarata, ku kanë gjetur edhe vendin e krimit, që është kryer në një objekt banesorë të një rruge në Ferizaj, si dhe kanë identifikuar dy të dyshuarit e kësaj ngjarje. Pas kësaj, policia kanë arritur që të arrestojnë njërin , të dyshuarin me inicialet A.S ( M/K) i moshës 32 , i cili pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është ndaluar për 48 orë, ndërsa në kërkim policor është i dyshuari tjetër me inicialet D.K (M/K) i moshës 29 vjeçar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Trupi i pajetë i 18 vjeçares është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion.
Tutje, Policia ka njoftuar se rasti është cilësuar ‘’Vrasje e rëndë’’ dhe mbetet për procedurë të mëtejmë hetimore./21Media

Back to top button