“Shpërndarja e Kuvendit çështje ditësh?”

Zgjedhjet e parakohshme si dhe shpërndarja e Kuvendit si alternativë për të shkuar drejt këtyre zgjedhjeve vazhdojnë të diskutohen në qarqet politike në vend.
Partia më e madhe opozitare, PDK-ja e cila ka hedhur idenë për shpërndarjen e Kuvendit, bëri të ditur se gjatë kësaj jave do të vendoset për shpërndarjen e Kuvendit, por që nuk shohin sinqeritet tek pushteti në këtë drejtim.
“Nëse pushteti është i sinqertë atëherë shpërbërja e Kuvendit është çështje ditësh që do të shkojmë në zgjedhje me agjendë e propozuar nga PDK-ja tash 23 qershori humbi si afat por mbetët 30 qershori ose 7 korriku. Por nuk po shoh qe mazhoranca aktuale është e sinqertë ketë rast kryeministri qe do ta mbështes mocionin. Por PDK do t’i bëjë veprimet e veta gjatë kësaj jave dhe deri te premten konsideroj që mbyllet epilogu i kësaj teme, mbyllet epilogu kurse veprimet mund të merren dhe javën e ardhshme po si do që të jetë e gjithë kjo sa kanë qenë të sinqertë në këtë temë do të shihet gjatë javës”, tha Beqa për rtv21
Deputetja e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje Arbëreshë Kryeziu, thotë se opozita është ajo e cila nuk është serioze në kërkesën e saj për zgjedhje marrë parasysh mosunitetin për shpërndarjen e Kuvendit.
“Nuk po flasim për zgjedhje te parakohshme po flet opozita. Ne kemi thënë publikisht që kurdo që opozita të bashkohet dhe të kërkojë shpërbërjen kuvendit ne jemi te gatshëm ta bëjmë një gjë të tillë por s’jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje vetëm pse një parti opozitare e kërkon një gjë të tillë nëse ky kishte me qenë qëllimi i vërtetë i opozitës ata do të ishin të bashkuar si opozitë dhe do ta bëjnë një veprim të tillë por deri me sot s’kemi dakordim të opozitës përpos PDK-së për ta bërë një veprim të tillë më shumë vazhdon të jetë fushatë e tyre sesa qëllim i vërtetë për ta cuar vendin në zgjedhje të reja. Nuk mund të flas në emër të të gjithë deputetëve pasi që në diskutimet e brendshëm si grup opozitar s’është temë zgjedhjet por agjenda legjislative..”, tha Kryeziu
Në AAK, ndërkaq inistojnë pwr dorëheqjen e kryeministrit Kurti apo shkarkimin e qeverisë duke kundërshtuar shpërndarjen e Kuvendit.
“Aleanca ka kërkuar që vendi të shkoj në zgjedhje s ame parë për shkak te keqmenahximit që iu ka bërë vendit nga kjo qeveri kemi kërkuar të dorëhiqet Kurti dhe të shpërbëhet Kuvendit ne përkrahim votimin nëse Kurti dorëhiqet dhe jo nuk e përkrahim shpërndarjen e Kuvendit”, tha Kadriaj.
Përveç AAK-së dorëheqjen e kryeministrit si formë për të shkuar në zgjedhje e ka kërkuar edhe LDK-ja. Kërkesës për dorëheqje të kryeministrit i përgjigjet deputetja e Vetwvendosjes Kryeziu.
“Mendoj që kjo është thjesht një arsye per ta vazhduar idenë e tyr e për zgjedhje por argumenti me i dobët është të kapesh tek paaftësia ëpr të qeverisur e kryeministrit…nuk ka pasur ndonjë here qeveri me të mirë me efektive se tani.. nuk është argument i qëndrueshëm nga opozita të na thuhet të japë dorëheqje kryeministri”, tha Kryeziu.
Në përpjekje për ta gjetur një zgjidhje drejt zgjedhjeve të parakohshme, kryeministri Kurti deri më tani është takuar vetëm me kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi. LDK-ja dhe AAK-ja kanë refuzuar të takohen me kryeministrin. /21Media