Vdekja e mjekut në vendin e punës, Prokuroria nis hetimet

(Lajm i përditësuar)
Prokuroria Themelore e Pejës ka kërkuar që të kontrollohen pamjet e kamerave të sigurisë për të hequr dyshimet lidhur me vdekjen e mjekut, Reshat Emra, i cili vdiq sot gjatë orarit të punës në Spitalin e Pejës.
Për portalin rtv21.tv këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Prokurori i Krimeve të Rënda dhe Policia e Kosovës kanë dalë në vend të ngjarjes. Dyshimet fillestare janë se është vdekje natyrale. Mirëpo për t’i hequr të gjitha dyshimet, Prokurori i Shtetit ka kërkuar nga Policia e Kosovës të kontrollohen të gjitha pamjet e kamerave të sigurisë”, ka thënë Nikçi.
Mjeku i Spitalit të Pejës vdiq gjatë orarit të punës
Në vendin e tij të punës sot ka vdekur mjeku, Reshat Emra.
I ndjeri ka punuar në Spitalin e Pejës dhe siç ka njoftuar Spitali i Përgjithshëm i Pejës, Emra ka vdekur si pasojë e infarktit.
Në njoftim të Spitalit thuhet se ai gjeti vdekjen në vendin e punës, në shërbim të pacientëve gjatë ditës ku ishte kujdestar.
“Shumë net pa gjumë e angazhim vetëmohues. Ky është angazhimi i mjekëve qe sakrifikojnë shumëçka për t’u shërbyer pacientëve. Në situatë të tillë ishte edhe Dr.Reshati ku në krye të detyrës e gjeti dhe vdekja. I paharruar do të jetë gjithmonë kujtimi për ju Dr.Reshat Emra”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës./21Media
 

Back to top button