Shpërthejnë ujërat e zeza, ankohen banorët e Kolovicës

Sipas banorëve lagjia “Fusha e Pajtimit” me këtë problem përballet qe një vit

Banorët e lagjes “Fusha e Pajtimit” në Kolovicë të Prishtinës po përballen me vështirësi, pasi që ka një vit që në këtë lagje kanë shpërthyer ujërat e zeza.

Një lexues i rtv21.tv ka dërguar disa fotografi, duke thënë se kjo gjendje po e rëndon shëndetin e banorëve të kësaj lagjeje nga kundërmimi i erës dhe po e pengon jetën normale.

Sipas tyre askush nga komuna e Prishtinës nuk ka ndërhyrë për ta zgjidhur këtë problem.

Portali rtv21.tv ka kontaktuar Komunën e Prishtinës dhe është duke pritur reagimin e saj lidhur me këtë problem./21Media

Back to top button