Shpërthen një granatë dore në Prishtinë

Një granatë dore ka shpërthyer sot rreth orës 03:00 të mëngjesit në rrugën “Dalmatët” në Prishtinë. Lajmi për portalin rtv21.tv u konfirmua nga zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Dyshohet që nga shpërthimi të jenë prekur edhe dy vetura të tjera të parkuara përreth. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe nga informacionet e para dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur rreth orës 03:00 , ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar. Dëmet materiale dyshohet të kenë ardhur si pasojë e shpërthimit të mjetit shpërthyes që dyshohet të jetë granatë dore.”, tha Borovci.
Ai po astu bëri të ditur se policia policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen e cila u raportua në orën 60:30./21Media

Back to top button