Shpërthim në Mitrovicën veriore, dëmtohen xhamat e një shtëpie

Raportohet se nga persona të panjohur është hedhur një mjet shpërthyes në një shtëpi private, të enjten në Mitrovicë .

Polciai bënë të ditur se si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e derës hyrëse të shtëpisë, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Policia rastin e ka cilësuar “Dëmtim apo asgjësim i pasurisë”./21Media

Back to top button