Haradinaj kujton heroin Sali Çekaj me bashkëluftëtarë: Flijimi i tyre është frymëzim për brezat që vijnë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin e kombit, Sali Çekaj për nderë të 25-vjetorit të rënies.

Tutje, Haradinaj ka kujtuar edhe bashkëluftëtarët Shefqetin, Mejdiun, Luanin, Ilirin, Hysniun, Izetin, Bejtën, Azizin, Afrimin, Fatosin, Fisnikun e Leonardin.

“Heroi i Kombit Sali Çekaj, luftëtar e atdhetar shumëdimensional, ra heroikisht 25 vjet më parë së bashku me bashkëluftëtarët; Shefqetin, Mejdiun, Luanin, Ilirin, Hysniun, Izetin, Bejtën, Azizin, Afrimin, Fatosin, Fisnikun e Leonardin. Ata ranë për të mbetur gjallë në kujtesën e popullit dhe shtetit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Haradinaj ka thënë se Batalioni “Atlantiku”, iu përgjigj kushtrimit për lirinë e atdheut.

“Në këtë ditë, kujtojmë trimërinë dhe sakrificën e Batalionit “Atlantiku”, të cilët iu përgjigën kushtrimit për lirinë e atdheut. Flijimi i tyre është frymëzim për brezat që vijnë, për ta ruajtur lirinë me çdo çmim”, ka shtuar Haradinaj./21Media

Back to top button