Shpërthime në Lviv

Sipas stacionit televiziv Ukraine 24, shpërthime janë dëgjuar në pjesë të ndryshme të qytetit Lviv, në Ukrainën perëndimore rreth orës 6:30.
Në kanalin e saj në Telegram, ajo postoi një video që tregon një shtëllungë të madhe tymi në horizont në qytet, transmeton rtv21.tv.
Gazetari ukrainas Ostap Yarysh, i cili raporton për shërbimin ukrainas të “Zërit të Amerikës”, tha në një postim në Twitter se kishte dëgjuar disa shpërthime.


Raporte të pakonfirmuara thonë se aeroporti i qytetit është goditur.

Perëndimi i vendit është kursyer kryesisht nga sulmet e Rusisë në këtë luftë trejavore.
Të dielën e kaluar , një sulm në një bazë ushtarake pranë qytetit dhe afër kufirit polak la të paktën 35 të vdekur./21Media

Back to top button