Shpërthimet në Lviv, Kachinsky: Ishte vërtet e frikshme

Volodymyr Kachinsky, 24 vjeç, ishte duke punuar në një restorant pranë zonës së qytetit perëndimor të Ukrainës, Lviv, të goditur nga sulmet me raketa të shtunën pasdite.
“Nuk kisha dëgjuar kurrë diçka të tillë. Mund ta imagjinoj vetëm se çfarë po ndodh në lindje”.
Ai thotë se ende mendonte se Lviv ishte i sigurt. “[Por] ishte vërtet e frikshme”.

Maryanna Pack, një ekonomiste 39-vjeçare, ishte gjithashtu afër, shkruan BBC.
“Ishte një zhurmë e madhe”, tha ajo. “Ne ndihemi të pambrojtur. Askush nuk kujdeset për atë që po ndodh këtu. Ne kemi nevojë për më shumë ndihmë tani. Ukraina Lindore është shkatërruar plotësisht. Është me të vërtetë e mundur që kjo mund të ndodhë me Lviv dhe në perëndim të vendit gjithashtu”.
Ajo tha se ndjeu se lufta po i afrohej këtij qyteti.
“Gjërat kanë ndryshuar në mënyrë dramatike. Kalojmë shumë kohë në strehimore”, tha ajo, për shkak të sirenave të vazhdueshme të sulmit ajror. “Kjo po krijon frikë dhe zemërim”./21Media

Back to top button