Shpërthimi i vullkanit në Islandë po tërheq mijëra vizitorë

 
Vullkani që shpërtheu në afërsi të kryeqytetit të Islandës, Reykjavik më 19 mars, vazhdon të tërheq vëmendje të madhe. Vizitorë të shumtë shkuan për të parë pamjen spektakulare më nga afër.
Por këtë vikend, shifrat e entuziastëve që e vizitan atë shënuan rekord. Numri i tyre arriti mbi 5 mijë.

 
Më saktësisht, vullkani shpërtheu në gadishullin Reykjanes, në afërsi të qytetit Grindavik, përcjell rtv21.tv
Ekipe shpëtuesit kanë rregulluar infrastukturën për t’i lejuar vizitorët që të afrohen për të parë vullkanin. Ndërkohë, edhe brigada e zjarrfikësve është duke monitoruar nxjerrjet e gazrave nga vullkani.
Lovisa Fanney Arnadottir është anëtare e ekipit shpëtues. Ajo ka sqaruar se në këtë destinacion i drejtojnë vizitorët se kah mund të shkojnë.
Ajo ka treguar se kanë vendosur edhe litarë në rast se vizitorët rrezikojnë të bien në lavë.
Lovisa po ashtu ka treguar se kanë hapur rrugë për vendparkime të veturave dhe detyrë e tyre është që t’i kontrollojnë njerëzit dhe t’i ndihmojnë në raste rreziku.
Vullkanologët në Islandë, bazuar në sekretet e errëta të kësaj pamjeje sugjerojnë se shpërthimi i këtij vullkani do të zgjasë më gjatë se që kanë menduar fillimisht./21Media

Back to top button