Flet pronari i objektit që po bastiset, ankohet se policia ia theu derën

 
Abaz Sylejmani, pronar i objektit në lagjen Pejton në Prishtinë, në të cilin ushtrohet Call Center, ka folur para mediave duke akuzuar Policinë se ia thyen derën e objektit gjatë bastisjes.
Ai tha se Call Center është në pronësi të një shtatasi të Shqipërisë dhe e njëjta është hapur që pesë muaj.
Sylejmani u shpreh se nuk e di nëse biznesi është legal.

Sipas Policisë aksioni ndërlidhet me veprimtari të mashtrimit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani për portalin rtv21.tv ka thënë e ky aksion i policisë po zhvillohet me urdhëresë të Gjykatës kompetente.
“Sot me 31 mars 2021, Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente është duke realizuar një operacion policor, i cili ndërlidhet me veprimtari të mashtrimit. Operacioni policor është duke u realizuar në disa lokacione të rajonit të Prishtinës dhe Ferizajt”, ka thënë Kelani duke shtuar se pas përfundimit të aksionit do të jepen informacione shtesë./21Media

Back to top button