Prokuroria Speciale jep detaje për personin e arrestuar për krime lufte 

 
Një person i nacionalitetit shqiptar, shtetas i Republikës së Serbisë është arrestuar dje nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka kryer krime lufte kundër popullësisë civile gjatë viteve 1998-1999 në fshatin Izbicë të Skënderajt.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, sot ka njoftuar se i dyshuari me inicialet M. A është ndaluar për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, në shkelje të nenit 142 të Kodit Penal të ish RSFJ si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, po ashtu e dënueshme edhe me nenin 146 të KPRK-së.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, i njëjti brenda afateve ligjore do të paraqitet para Gjyqtarit të procedurës paraprake./21Media

Back to top button