Shpëtohet 10 vjeçari që mbeti i bllokuar 8 orë në kamionin e mbeturinave

Një djalë 10-vjeçar u shpëtua mbrëmë, pasi kaloi tetë orë në mekanizmin shtypës të një kamioni të mbeturinave në kryeqytetin e Sudanit, Khartoum.

Djali, i identifikuar nga policia si Majed Mubarak Ibrahim, ishte duke punuar me një kamion të drejtuar nga Korporata e Pastrimit të Shtetit Khartoum. Besohet se ai u tërhoq në kamion teksa hodhi disa mbeturina.
Tani ai ndodhet në spital, por policia nuk dha detaje të tjera për gjendjen e tij.
Njerëzit shpërndanë foto në mediat sociale të shpëtimtarëve në punë gjatë natës, të cilët u përpoqën të shpëtonin djalin.
Një turmë shikuesish rrethuan automjetin – disa ofruan këshilla se si ta lironin fëmijën.

Komentuesit social thanë se aksidenti hedh dritë mbi çështjen e punës së fëmijëve në Sudan, ku fëmijët shpesh shfrytëzohen dhe disa rekrutohen si ushtarë, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Realitetet e vështira ekonomike në Sudan kanë bërë që disa fëmijë të punojnë në punë të rrezikshme. Ka një numër të madh të fëmijëve të rrugës në Khartoum dhe qytete të tjera të mëdha.
Sipas agjencisë së OKB-së për fëmijë (UNICEF), rreth tre milionë fëmijë sudanezë janë jashtë shkollës. Ata punojnë në një sërë punësh, si: pastrim, shitje, ndërtim dhe grumbullim të mbeturinave – duke rrezikuar shfrytëzimin dhe abuzimin./21Media

Back to top button