Shpresat u shuan për evakuimin e mijëra njerëzve nga Mariupol

Disa civilë të bllokuar për javë të tëra në qytetin port të shkatërruar të Ukrainës, Mariupol, kanë mundur të largohen, por zyrtarët thonë se ka shumë më pak se sa shpresohej.

Kjo vjen pas disa dështimeve të fundit. Guvernatori i Donetskut Pavlo Kyrylenko tha se ata do të planifikonin autobusët për të evakuuar rreth 6,000 gra, fëmijë dhe të moshuar.

Por, pa dhënë shifra, ai tha se nuk janë larguar shumë, transmeton rtv21.tv

Në një postim në Telegram, autoritetet lokale thanë se Ukraina “ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj”.

Sipas këshillit të qytetit të Mariupolit, një kolonë autobusësh dhe ambulancash ishte gati për të vazhduar evakuimin./21Media

Back to top button