Shqipe Pantina reagon ndaj postimit të Arbana Xharrës

Pantina i bëri thirrje Xharrës që të ballafaqohet me tema për gratë

Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina ka reaguar ndaj shkrimit të anëtares së PDK-së, Arbana Xharrës, e cila kritikoi koleget e subjekteve politike për dukjen e tyre gjatë fushatës parazgjedhore.

Pantina përmes një postimi është shprehur se luksin në veshje dhe standard të lartë e kanë krijuar deputetet e PDK-së, duke shtuar se është e ulët nga Arbana që kjo të bëhet në fushatë.

”Anëtarja e PDK Arbana Xharra paska kritikuar veshjen dhe paraqitjen e jashtme të kandidateve për deputete dhe siç duket fjalën e ka pikërisht për deputetet e partisë se saj.
Ka të drejt Arbana kur thotë se gratë kandidate nuk duhet te shesin mend me dukjet e tyre por te shtyje përpara programet qe avancojnë pozitën e gruas ne shoqëri dhe mbi të gjitha krijojnë barazi në shoqëri përfshi edhe barazinë gjinore. E këtë luks ne veshje dhe standardë të lartë e kanë krijuar pikërisht ato qe janë në PDK ma shumë se secila deputete apo politikane e partive tjera.
Por edhe pse mund te këtë vend për debat edhe në këtë pikë, është shumë e ulet që Arbana Xharra që mban veten mbi këtë nivel te bëjë përpjekje për ta hapur si temë në fushate.
Por si duket as ajo dhe as partia e saj nuk po kane guximin te hapin debat për temat që janë në dobi te qytetareve, në fuqizimin e rolit te gruas e në rritjen e mirëqenies sociale dhe po mundohen ta ulin nivelin e debatit ne shoqëri ne piken ku janë vetë” ka shkruar Pantina.

Anëtarja e VV-së i bëri thirrje Xharrës që siç thote ajo të ballafaqohet me tema që janë qenësore për gratë. “Hajde dhe ballafaqohuni me tema për të drejtat pronësore të grave, për qasje në subvencione e në kredi të buta që ndihmojnë bizneset e tyre, për shkolla e çerdhe. Për pensione më të larta për pleq dhe mbi të gjitha për kushte më të mira për fëmijë. Ne mënyrë që mos të ketë fëmijë që shkojnë në shkolla private e me iphone 7 e të tjerë që nuk kanë as këpucë për të mbathur. Dhe për këtë nuk duhet të flasin vetëm gratë me e pa pedykur por edhe burrat me xhipa e truproja për të cilët Arbana fliste dikur por sot po ju rri në krahë dhe po gëzon pikërisht këto privilegje qe partiakët e saj i fituan me korrupsion e kapje të shtetit”, ka shkruar Pantina./21Media

Lexoni reagimin e Arbana Xharres: Arbana Xharra kritikon gratë e subjekteve politike

Back to top button