Shqiptari e varë veten në Gjermani
Në ditën e divorcit, ai i dha fund jetës së tij
Një shqiptar e varë veten në Gjermani
Në një burg në Bielefeld të Gjermanisë, rreth orës 06.00 të mëngjesit të së martës shqiptari u gjetë i varur nga gardianët.
Ai ndodhej në qeli i akuzuar për vjedhje dhe plagosje dhe duhet të qëndronte pas hekurave deri në vitin 2019.
Drejtuesit e burgut thonë se ai kishte shfaqur shenja agresiviteti edhe ndaj stafit, por nuk kishte dhënë sinjale se mund të bënte një akt të tillë.
41- vjeçari ishte varur me çarçaf, ndërkohë që dyshohet se akti fatal është kryer në gjendje të rëndë psikologjike, pikërisht se në ditën e flijimit do të mbahej procesi gjyqësor që do e divorconte nga e shoqja.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?