Shqipëri, 23 aplikime për patentat mbi shpikjet

Në Drejtorinë e Patentave dhe Markave në Shqipëri, gjatë vitit 2016 janë dorëzuar 23 aplikime për patenta mbi shpikjet dhe 4 për modelet e përdorimi

Sipas të dhënave nga kjo drejtori, të gjitha aplikimet janë depozituar nga individë, nga të cilët 4 janë studentë dhe 2 pensionistë. Aplikimet janë në fazë ekzaminimi. Pas 18 muajve ato bëhen publike në buletinin e DPPM.

Fusha e zbatimit të këtyre shpikjeve është mekanikë, elektronikë/elektroteknike, ndërtim, teknologji e naftës, farmaceutikë, metalurgji dhe teknologji.

Aplikimet për mbrojtjen e patentave mbi shpikjeve në DPPI janë për patenta kombëtare, patenta nga marrëveshja e shtrirjes me EPO dhe Konventa Evropiane e Patentave dhe aplikime nga Traktati i Bashkëpunimit për Patentat nëpërmjet WIPO.

Gjatë vitit 2016, DPPM ka pranuar 745 aplikime për patenta krahasuar me 539 aplikime të depozituara në vitin 2015, duke shënuar një rritje prej 26.7 % të numrit të aplikimeve për patenta.

Nga këto aplikime, 2 janë nga Traktati i Bashkëpunimit për Patentat, 23 janë aplikime kombëtare me aplikantë nënshtetas shqiptarë, dhe 720 aplikime për patenta, janë patenta të lëshuara nga ZEP të cilat kërkojnë mbrojtje në Shqipëri.

Gjithashtu gjatë vitit 2016 ka pasur 4 aplikime për Modele Përdorimi nga 1 që kishte në vitin 2015.

 

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button