Shqipëri, mijëra besimtarë e falën Kurban Bajramin në sheshin “Skënderbej”

Mijëra besimtarë mbushën mëngjesin e sotëm sheshin “Skënderbej” dhe gjithë sheshet e xhamitë e Shqipërisë për faljen e Kurban Bajramit.
Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, në mesazhin drejtuar besimtarëve myslimanë tha se Kurban Bajrami është festë që përjetohet në çdo zemër e në çdo vatër”.
“Kurban Bajrami është një festë që materializon bindjen e lartë, dorëzimin, durimin dhe sakrificën e njeriut ndaj Zotit të gjithësisë”, tha ai.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?