Shqipëria dhe Mali i Zi bëhen me pikë të re kufitare

Nga sot Shqipëria dhe Mali i Zi do të kenë një pikë të re kufitare në Grabom të Malësisë së Madhe.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri, Edi Rama i cili ka treguar se ”Ballkani i hapur” është e ardhmja e përbashkët europiane e rajonit dhe herët ose vonë, këtë do ta kuptojnë e do ta mbështesin të gjithë.
”Grabom, Malësi e Madhe – Hapet pika e përbashkët kufitare, në vazhdën e lehtësimit të lëvizjes drejt një Ballkani të Hapur, si një rajon i 4 LIRIVE TË BASHKIMIT EUROPIAN”, ka shkruar Rama në ”Facebook”./21Media

Back to top button