Shqipëria e gatshme për të ndihmuar Ministrinë e Drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, priti në takim delegacionin nga Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, nga Kuvendi i Shqipërisë, kryesuar nga kryetarja Klotilda Bushka, zëvendëskryetarja Dhurata Tyli, si dhe deputetë të tjerë, anëtarë të këtij Komisioni.
Haxhiu u shprehu mirëseardhje delegacionit, me ç’ rast falënderoi për gjithçka që Shqipëria ka bërë për Kosovën, si dhe shprehu kënaqësinë që të dy vendet kanë nisur njësimin e një mori çështjeve dhe fushave të ndryshme të cilat po përafrohen dhe po ndikojnë në ngritjen edhe më cilësore të infrastrukturës që do t’iu shërbejë qytetarëve këtej dhe andej kufirit, si dhe në përgjithësi të gjithë bashkëkombësve tanë.
Kurse Bushka shprehu mirënjohjen e përzemërt për pritjen dhe konsideratën që Institucionet e Kosovës tregojnë për Shqipërinë, si dhe vullnetin e shprehur për bashkëpunim të njëmend të institucioneve tona. Po ashtu Bushaka tha se Institucionet e Shqipërisë janë të gatshme për të ofruar ndihmë sipas përvojave të tyre në çështjet të cilat Ministria e Drejtësisë në Kosovë i konsideron të nevojshme.
Të dy palët u shprehën të gatshëm për edhe më shumë bashkëpunim në të ardhmen./21Media

Back to top button