Shqipëria e Maqedonia hapin negociatat për në BE, vjen reagimi i parë nga Kosova
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, sot kanë filluar zyrtarisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në këtë ditë historike, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i ka uruar shtetet fqinje.
“Urime e përgëzime Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Një proces më se i merituar për të dy vendet, të cilat, me punë, angazhim e reforma, kanë dëshmuar se janë gati dhe e meritojnë shansin historik për t’u bërë pjesë e BE-së. Është lajm i mirë që Bashkimi Evropian, pas shumë vonesave, herë të kuptueshme e herë jo, më në fund ka vendosur që në Ballkanin Perëndimor të rikthej shpresën dhe optimizmin”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.
Kreu i PDK-së uroi që besimi i rivendosur në mes të BE-së dhe rajonit, të avancoj edhe me liberalizimin e shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?