Shqipëria e nis vitin 2024 me humbje

Kombëtarja e Shqipërisë e ka nisur vitin 2024 me humbje, pasi u mposht sot nga Kili.

Pas më shumë se 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmas, Shqipëria ka pësuar debakël nga Kili duke u mposhtur 3:0.

Golat për Kilin i shënuan Eduardo Vargas (minuta e 20’), Marco Bolados (minuta e 83’) dhe Victor Davila (minuta e 90+2’).

Kjo ishte një natë për t’u harruar për kuqezinjtë e Sylvinhos, të cilët miqësoren e radhë e zhvillojnë më 25 mars si mysafirë të Suedisë.

Rezultati final, 3:0 në favor të Kilit.

Back to top button