Shqipëria luan sot miqësoren ndaj Gjeorgjisë

Gjeorgjia do të jetë testi i dytë për Shqipërinë në një sfidë me karakter miqësor dhe që zhvillohet në stadiumin “Air Albania” me fillim nga ora 18:00.
Shqipëria luan këtë ndeshje pas humbjes  nga Spanja me rezultat 2-1.
Ndaj Gjeorgjisë, trajneri Reja ka paralajmëruar shumë ndryshime në formacion, të diktuara edhe nga mungesa e disa lojtarëve si dhe ka shtuar se Gjeorgjia është një skuadër shumë e organizuar dhe e përgatitur mirë taktikisht dhe teknikisht.
Gjithashtu sonte me fillim nga ora 18:00 në Cyrih edhe Kosova luan ndeshje miqësore me Zvicrën./21Media
 

Back to top button