Shqipëria mbyll pjesën e parë në epërsi kundër Islandës

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Islandës, ku nikoqirët hyjnë drejt zhveshtores në epërsi prej një goli.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Air Albania”, Shqipëria është duke kryesuar me rezultat minimal 1:0 kundër Islandës.
Golin e vetëm në këtë pjesë të parë dhe të epërsisë për “kuqezinjtë” e shënoi Ermir Lenjani në minutën e 35’ të ndeshjes.
Po ashtu, Shqipëria gjendet edhe në epërsi numerike sa i përket lojtarëve, pasi që Islanda është me një lojtar më pak në fushë për shkak të ndëshkimit me të kuq të Gunnarsson në minutën e 11’.
Rezultati i pjesës së parë, 1:0 në favor të Shqipërisë.

Back to top button