Shqipëria me Blloshmin në Venecia 2022

Artistja që përfaqëson Shqipërinë në edicionin e 59-të të Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venecia, ngjarjes më të madhe të artit bashkëkohor në botë, është Lumturi Blloshmi.
Vetëm pak ditë më parë u mbush një vit nga ndarja e artistes nga jeta dhe Ministria e Kulturës në Shqipëri do t’i bëjë homazh figurës së Blloshmit.
Një artiste me një temperament të rrallë, gjithnjë kërkuese, gjithnjë provokuese, duke e përzgjedhur pikërisht atë si artisten e vitit 2022.
Pavijoni do të kurohet nga Adi Demi , njohëse mjaft e mirë e veprës së Blloshmit, por edhe një kuratore, me një eksperiencë të konsoliduar brenda e jashtë vendit.
Blloshmi u nda nga jeta vitin e kaluar, më 27 nëntor 2020, si pasojë e Covid-19.
Ndërkaq, Bienalja e 57-të e Venecias do të hapet me 23 prill – 27 nëntor 2022./21Media

Back to top button