Hajnat vjedhin stoli e para në një shtëpi në Podujevë

Policia ka informuar se dje në Podujevë ka ndodhur një vjedhje.
Siç bëhet e ditur një femër ka raportuar në Polici se dje rreth orës 15;30 persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e saj dhe kanë vjedhur stoli dhe para të gatshme.
Policia njofton se rasti është duke u hetuar.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se  persona të panjohur, kishin depërtuar brenda në shtëpinë e saj dhe kishin vjedhur stoli ari si dhe para të gatshme. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia./21Media 

Back to top button