Vedati, pjesë e filmit turk “Elif Ana”

Aktori shqiptar, Vedat Bajrami është bërë pjesë e filmit turk “Elif Ana”.
Kjo u bë e ditur nga vet aktori përmes Instagramit, ku ka ndarë fotografi me kastin e aktorëve bashkëpuntorë në këtë film.
Vedatin të gjithë e njohin si komedianin më të mirë në Kosovë, e tashmë do të keni mundësi ta shihni edhe në role tjera.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vedat Bajrami (@vedatiofficial)


 
Xhirimet e filmit “Elif Ana”, prodhuar nga Life is a Movie Film Production Inc. me regji nga Semir Aslanyürek dhe Kazım Öz, filluan më 25 nëntor në Kahramanmaraş, ku lindi dhe u rrit Elif Ana.

“Elif Ana është një person që ia ka kushtuar jetën mirësisë. Jeta e saj ka kaluar duke vrapuar në hallin e atyre dhe në ndihmë të atyre që janë në vështirësi. E vetmja vlerë që ajo grumbullon në këmbim të veprave të saj të mira është kënaqësia njerëzore. Me fjalë të tjera, ajo e ka grumbulluar shpërblimin për veprat e mira jo në portofolin e saj, por në ndërgjegjen e saj”, kështu është përshkruar Elif Ana nga Semir Aslanyürek dhe Kazım Öz.
Aktorët në kastin e filmit të “Elif Ana” janë: Vedat Bajrami, Aliye Uzunatağan, Ali Sürmeli, CezmiBaskın, Necmettin Çobanoğlu, İlyas Salman, Füsun Demirel, Levent Üzümcü, Orhan Aydın, Turgay Tanülkü, Sermiyan Midyat, Cansu Fırışkuny, Cute, Rıza Sönmez dhe Muhsin Asan./21Media

Back to top button