Mark Zuckerberg fitoi 29 miliardë dollarë vetëm në mëngjes

Pasuria neto e Mark Zuckerbergut u rrit me më shumë se 29 miliardë dollarë midis kafesë së mëngjesit dhe pushimit të drekës të së premtes.

Themeluesi i Metas, i cili tashmë ka më shumë se 140 miliardë dollarë pasuri, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloombergut, përfitoi shumë nga rritja në çmimin e aksioneve të Metas pasi kompania shpalli programin e parë të dividentit në para.

Aksionet e “Target” u rritën më shumë se 21% pas lajmeve për divident tremujor prej 0.50 dollarë për aksion që do të paguhet më 26 mars.

Sipas Komisionit Amerikan të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve, Zuckerberg zotëron rreth 350 milionë aksione të asaj kompanie, shkruan CNN.

Nëse ai nuk shet ose blen më shumë aksione të kompanisë dhe duke supozuar se dividenti tremujor mbetet i pandryshuar, Zuckerbergu do të përfitojë gjithashtu nga pagesat e dividentëve të kompanisë prej rreth 700 milionë dollarë në vit.

Së fundmi, Zuckerberg dhe shefat e tjerë të rrjeteve sociale të mërkurën u përballën me Komisionin Gjyqësor të Senatit për rreziqet e kompanitë e tyre paraqesin për të rinjtë.

Back to top button