Daliy Mail shkruan për protestën e shqiptarëve në Londër
"Protesta kundër poshtërimit të shqiptarëve në Britani”

Lajm i përditësuar
Protesta e shqiptarëve në Londër u pasqyrua edhe nga gazeta britanike “Daily Mail”.
Kjo gazetë ka publikuar disa fotografi të protestës, teksa shkruan se mijëra shqiptarë u mblodhën në urën Westminster dhe marshuan drejt Parlamentit duke i kërkuar qeverisë t’i respektojë ata si njerëz dhe të drejtat e tyre njerëzor.
Sipas kësaj gazete, shqiptarët përbëjnë 12 mijë nga rekord 40 mijë emigrantë që kanë mbërritur në Britaninë e Madhe këtë vit.
Politikani ekstremist, Nigel Farage reagon për protestën e shqiptarëve në Londër
Ndaj protestës së shqiptarëve në Londër ka reaguar Politikani esktremist Nigel Farage.
Në një postim në Twitter ai ka shkruar se këtë njerëz nuk kujdesen për vendin apo sakrificat e së shkuarës.
Më tej, ai ka thënë se kjo që është duke ndodhur në Londër është një turp.
“Këta njerëz nuk kujdesen për vendin tonë dhe as për sakrificat e së shkuarës. Kjo që po ndodh sot në Londër është një turp”, ka shkruar Nigel Farage në llogarinë e tij në Twitter.
Shqiptarët në Angli protestojnë kundër deklaratave të Braverman
Sekretarja Britanike e Punëve të Brendshme, Suela Braverman, në parlamentin e Britanisë së Madhe përmendi si shembull vetëm shqiptarët që mbërrijnë me gomone e jo 11 nacionalitetet e tjera të rreth 40.000 personave që kanë mbërritur këtë vit në brigjet angleze.
Kjo ngjalli reagimin e komunitetit shqiptar në Anlgi të cilët sot po protestjnë në Westminster Bridge, afër parlamentit.
Motoja e protestës së shqiptarëve në Britani është: “Protesta kundër poshtërimit të shqiptarëve në Britani”.
Lidhur me deklaratën e Braverman pat reaguar edhe kryeministri shqiptar Edi Rama i cili tha se nuk mund ta toleronte reagimin e Braverman, . Ai i bëri thirrje që të ndalojë ‘diskriminimin’ ndaj shqiptarëve në përpjekje për të justifikuar dështimet e politikave në Britani./21Media
