Shqiptari në Florida vrau ish-gruan dhe rrëmbeu vajzën 8-vjeçare

Një 34-vjeçar nga Shqipëria dyshohet se ka vrarë ish-gruan e tij dhe ka rrëmbyer të bijën në Florida. Ngjarja ka ndodhur të hënën. I dyshuari është kapur nga policia dhe tani akuzohet për vrasje të rëndë, rrëmbim dhe abuzim të fëmijëve.
Sipas Policisë, i dyshuari R.M. ka sulmuar fillimisht dy prindërit e tij për të mos lejuar që të thërrasin policinë.
Gjatë hetimeve fillestare pas zhdukjes së të bijës është vendosur të kontrollohet shtëpia e ish-gruas së të dyshuarit. Kur kanë hyrë në shtëpi, gruaja shqiptare u gjet e vdekur.
Vajza dhe vetë i dyshuari u gjetën brenda një veture orë më pas.
Nuk dihet motivi i vrasjes. I dyshuari është dërguar në paraburgim e fëmija te familjarët.